Flash

Përfundojnë në spital të plagosur babë e bir, u konfliktuan me hajdutët që shkuan t’i grabisnin

Lapsi.al 9 October 2021
Përfundojnë në spital të plagosur babë e bir, u

Babë e bir janë plagosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Policia raporton se kanë qënë tre persona që janë futur në banesën e tyre në fshatin Mavrovë të Selenicës për të grabitur. Në afërsi të stanit hajdutët janë parë nga babai dhe djali të cilët i kanë dalë përpara. Kjo ka sjellë përplasje mes personave duke lënë të plagosur me thikë babë e bir. Këta të fundit janë paraqitur në orën 04:55 në spitalin e Vlorës, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka zbuluar se pranë zonës ishin të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga personat e plagosur, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI