Flash

Përdhunoi për 3 vite me radhë të bijën e mitur, dënohet me 8 vite burg 51-vjeçari nga Kurbini

Lapsi.al 9 October 2021
Përdhunoi për 3 vite me radhë të bijën e mitur,

51-vjeçari me inicialet Sh.I. nga Kurbini, i cili u shpall fajtor për përdhunimin e së bijës është dënuar me vetëm 8 vite burg. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit në Tiranë, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin. përmes aktit ekspertimit mjeko-ligjor është arritur të provohet se 51-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që në moshën 15-vjeçare dhe më pas ka vijuar me aktin e rëndë për 3 vite me radhë.

51-vjeçari u arrestua me 12 korrik të vitit 2019-të pas një video të publikuar në një emision investigativ, ku u gjet fajtor për akuzat "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur te moshës 14-18 vjeç" dhe "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari".

Gjithçka kishte filluar në Gjermani ku ajo së bashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë, lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje.

” Më çoi afër një liqeni, aty më tha ne do bëjmë të dy të njëjtat gjëra që ti ke bërë me atë djalin. Nëse do më kundërvihesh dhe do tregosh për çfarë do të ndodh këtu unë do të mbys në liqen” tregonte 18 vjeçarja.

Ky ishte vetëm fillimi, pasi i ati nuk kishte ditur më të ndalej, edhe pas kthimit në Shqipëri ai kishte vazhduar ta dhunonte fizikisht dhe seksualisht vajzën e tij. Me kalimin e kohës sa vinte e bëhej edhe më e rendë për 18 vjeçaren situata derisa arriti të denoncojë rastin dhe të shpëtojë dhunës seksuale të babait.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI