Flash

Një festë kushtuar princeshë Dianës mund të rikthej Harry-n dhe Meghan Markle në pallatin mbretëror

Lapsi.al 9 October 2021
Një festë kushtuar princeshë Dianës mund të rikthej

Harry dhe Meghan mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në një festë në nder të Princeshës Diana.

Rreth 100 të ftuar, përfshirë Princin William dhe Elton John, pritet të marrin pjesë në festën, e cila fillimisht ishte planifikuar të mbahet për zbulimin e statujës së Princeshës Diana.

Festa do të zhvillohet në Pallatin Kensington të martën dhe Princi Harry dhe Meghan Markle po mendojnë nëse do të marrin pjesë apo jo, raporton The Sun.

Një burim i tha botimit: “Askush nuk e di se cili është vendimi i Harry, por ka zëra se ai mund të vijë me Meghan dhe dy fëmijët e tyre”.

Kufizimet e udhëtimit janë hequr në të gjitha udhëtimet në Mbretërinë e Bashkuar nga SHBA, që do të thotë se Harry e Meghan nuk do të duhej të karantinoheshin pas mbërritjes, por ndihmësit e pallatit thuhet se ende nuk janë vënë në dijeni të planeve të tyre.

Statuja e Princeshës Diana u zbulua në kopshtet e Pallatit Kensington në fillim të korrikut.

E porositur nga William dhe Harry për nder të nënës së tyre, e cila vdiq kur ishin vetëm 15 dhe 12 vjeç, ajo duhej të zbulohej para fundit të vitit 2017.

Ian Rank-Broadley, i cili skaliti statujën, tha më parë se puna e tij përshkruan Princeshën Diana në vitet ‘më të sigurta’ të jetës së saj që synon të pasqyrojë ‘ngrohtësinë, elegancën dhe energjinë’ e saj.

Të këshilluara

Mc Kresha në pritje të fëmijës së dytë

Para pak kohësh Prive, zbuloi se MC Kresha do të bëhet baba për herë të dytë. Kresha dhe Erzina ende nuk kanë bërë të ditur asnjë detaj rreth pritjes së ëmbël. ...

12:41

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI