Flash

Çfarë vendosi gjykata për Cristiano Ronaldo pas akuzave për përdhunim

Lapsi.al 9 October 2021
Çfarë vendosi gjykata për Cristiano Ronaldo pas akuzave

Gjykatësi ka mbajtur anën e avokatëve të Cristiano Ronaldos për pretendimet se ka abuzuar me një modele të quajtur Kathryn Mayorga, në një hotel në Las Vegas në vitin 2009. Gruaja kërkonte një dëmshpërblim prej më shumë se 375,000 dollarësh, ndërsa Ronaldo i ka mohuar gjithmonë akuzat.

Gjyqtari Daniel Albregts, i cili e ka shqyrtuar çështjen para se një gjyqtar i veçantë të marrë një vendim përfundimtar, thotë se provat e bazuara në komunikimet midis Ronaldos dhe ekipit të tij ligjor, të publikuara nga rrjedhja e të dhënave të Football Leaks nuk duhet të ishin përdorur në këtë rast. Dhe për këtë fajëson avokatin e Mayorga-s, Leslie Mark Stovall.

"Hedhja poshtë e çështjes së Mayorga për sjelljen e papërshtatshme të avokatit të saj është një rezultat i ashpër," shkroi Albregts në rekomandimin e tij për gjyqtarin e rrethit amerikan Jennifer Dorsey. "Por, për fat të keq, është sanksioni i vetëm i përshtatshëm për të siguruar integritetin e procesit gjyqësor. Stovall ka vepruar me keqbesim në dëm të klientes së tij - dhe profesionit të tij," vendosi Albregts.

Avokati i Ronaldos në Las Vegas, Peter Christiansen, publikoi një deklaratë duke thënë se ekipi ligjor i Ronaldos ishte "i kënaqur me shqyrtimin e hollësishëm të gjykatës ... dhe gatishmërinë e saj për të zbatuar drejtësisht ligjin në fakte dhe për të rekomanduar pushimin e çështjes civile kundër Ronaldo-s."

Të këshilluara

Mc Kresha në pritje të fëmijës së dytë

Para pak kohësh Prive, zbuloi se MC Kresha do të bëhet baba për herë të dytë. Kresha dhe Erzina ende nuk kanë bërë të ditur asnjë detaj rreth pritjes së ëmbël. ...

12:41

Fifi: Ish i dashuri më la se isha fshatare

Në ditën e dytë, teksa po diskutohej me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, këngëtarja Fifi tregoi një rast konkret nga...

16:30

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI