Flash

Arrestohen 4 persona pasi tentuan të trafikonin jashtë vendit 9 kilogramë kanabis

Lapsi.al 9 October 2021
Arrestohen 4 persona pasi tentuan të trafikonin jashtë vendit 9

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Sarandë, pasi u kapën duke tentuar të trafikojnë 9 kilogramë kanabis jashtë vendit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se janë  sekuestruar gjithashtu pakot e kanabisit, të cilët ishin përgatitur për t’u trafikuar nga kufiri i Konispolit. Në pranga kanë rënë Dritan Delishi 35 vjeç, 35 vjeç, Litavit Laci 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë, Ylli Daci 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë  dhe Flori Bardhi 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI