Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë. Një drejtues mjeti me iniciale P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel", ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.