Flash

Torino, qyteti ku do të organizohet Eurovision 2022

Lapsi.al 8 October 2021
Torino, qyteti ku do të organizohet Eurovision 2022

Torino është zyrtarisht qyteti që do të mirëpresë festivalin “Eurovision” vitin e ardhshëm.

Kandidatura e paraqitur gjatë verës nga kryebashkiakja Chiara Appendino, rezultoi me fitore duke lënë prapa qytete tjera të njohura si: Milano, Bolonja, Pesaro, Roma e të tjerë.

Italia do të organizojë “Eurovision 2022”, pasi grupi i rokut, Maneskin, i solli fitoren këtij shteti në edicionin e këtij viti të mbajtur në Roterdam. Qyteti i Torinos thuhet se ofroi gati shtatë milionë euro, një shifër për të cilën komuna ka kontribuar nga xhepi i saj – gjersa pjesë e kontributit janë edhe fondet e shtuara nga autoritetet lokale dhe shoqatat territoriale.

Qyteti pritës duhet të kishte një aeroport ndërkombëtar që është jo më shumë se 1 orë e 30 minuta larg nga ngjarja. Qyteti i zgjedhur gjithashtu duhet të përgatisë një ofertë hoteli me mbi 2.000 dhoma në afërsi të ngjarjes, e cila domosdoshmërisht duhet të zhvillohet në një infrastrukturë të brendshme, perimetër të mirë dhe të pajisur me ajër të kondicionuar sipas standardeve aktuale.

Të këshilluara

Kush e fitoi çmimin Nobel në Letërsi

Mund të quhet sërish një surprizë. Akademia Suedeze nderoi me Çmimin Nobel për Letërsi shkrimtarin e lindur në Tanzani, Abdulrazak Gurnah. Shkrimtari Abdulra...

10:46

Brad Pitt padit Angelina Jolie-n

Angelina Jolie shiti 50 përqind të aksioneve të saj në kantinën e verës Chateau Miraval në mes të një beteje të rëndë gjyqësore me ish-bashkëshortin dhe bashkëp...

18:30

Netflix publikon filmat e festave

Duke filluar një ditë pas Halloween-it, Netflix kalon menjëherë tek filmat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Do të ketë një film të tretë të "Princes Switch" me...

17:11

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI