Flash

“Squid Game” iu bën thirrje shikuesve: Mos telefononi në numrin në serial

Lapsi.al 8 October 2021
“Squid Game” iu bën thirrje shikuesve: Mos telefononi në

Platforma Netflix ka treguar se do të redaktojë skenat e serialit të tij të suksesshëm “Squid Game”, pasi një numër i madh shikuesish filluan të telefonojnë një numër telefoni që shfaqet në serial – e që në fakt është një numër rastësor që i përket një zonje të thjeshtë.

Seriali korean sjell në vëmendje qindra njerëz që po përjetojnë mjerimin e shkatërrimit financiar, të ftuar në një vend të pazbuluar ku luajnë lojëra të fëmijërisë në një përpjekje për të fituar një çmim miliarda dollarësh. Rregullat janë të qarta: Nëse humbet, vdes.

Kur personazhi i quajtur Gi-Hun merr një kartëvizitë për të shkuar te loja vdekjeprurëse, aty shfaqet një numër telefoni tetë-shifror. Ky numër, megjithatë, ndodh që i përket një gruaje nga Koreja e Jugut, e cila thotë se është bombarduar me thirrje dhe mesazhe nga të huajt që nga dita e parë kur u transmetua seriali. “Unë kam marrë pa pushim telefonata dhe mesazhe 24/7 deri në atë pikë ku jeta ime e përditshme është bërë e vështirë”, tha Kim Gil-Young, një pronare e një dyqani të ëmbëlsirave që e ka përdorur atë numër për më shumë se 10 vjet.

Ajo shpjegoi se vërshimi i thirrjeve gjatë ditës dhe natës po e mbaronte baterinë e saj të celularit. “Më është dashur të fshij më shumë se 4,000 numra”, tha ajo, duke shtuar se ajo ishte “mjaft e befasuar” nga e gjithë përvoja, e cila ka rezultuar në disa njerëz që e shajnë atë në telefon dhe të tjerët i tregojnë asaj për problemet e tyre finance.

“Po përpiqem të marr pjesë në ‘Squid Game’, a është e mundur?”, shkruhet në disa prej mesazheve që i janë dërguar asaj.

Netflix tha të mërkurën: “Së bashku me kompaninë e prodhimit, ne po punojmë për të zgjidhur këtë çështje, përfshirë redaktimin e skenave me numrat e telefonit aty ku është e nevojshme”.

Të këshilluara

Fifi: Ish i dashuri më la se isha fshatare

Në ditën e dytë, teksa po diskutohej me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, këngëtarja Fifi tregoi një rast konkret nga...

16:30

Diplo akuzohet për përdhunim seksual

Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz, mund të përballet me akuza penale me pretendimet se përdhunoi një grua, sipas një raportimi të bërë ...

15:30

Kush e fitoi çmimin Nobel në Letërsi

Mund të quhet sërish një surprizë. Akademia Suedeze nderoi me Çmimin Nobel për Letërsi shkrimtarin e lindur në Tanzani, Abdulrazak Gurnah. Shkrimtari Abdulra...

10:46

Brad Pitt padit Angelina Jolie-n

Angelina Jolie shiti 50 përqind të aksioneve të saj në kantinën e verës Chateau Miraval në mes të një beteje të rëndë gjyqësore me ish-bashkëshortin dhe bashkëp...

18:30

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI