Flash

Kriza energjetike/ Rama: Skavica do të ndërtohet brenda këtij mandati

Lapsi.al 8 October 2021
Kriza energjetike/ Rama: Skavica do të ndërtohet brenda

Pas shpalljes së krizës energjetike dhe paralajmërimit se vendi ynë mund të përballet me rritje të çmimeve, kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë dhe më pas ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me këto çështje. Ndër të tjera kreu i qeverisë ka thënë se Skavica do të ndërtohet brenda këtij mandati.

“Skavica që ka filluar tani puna dhe që do të ndërtohet brenda këtij mandati me ndihmën e Zotit. Do na japë mundësi të ruajmë rezerva. Se ujë mund të kesh por po nuk pate ku ta rezervosh çfarë do të bësh. Do rrish në dush gjithë ditën apo do ta lësh të ikë. Franca e ka me sustë, hap centralin rrit prodhimin dhe nuk e ka problem. Gjermania e ka problemin se ka mbyllur centralet nukleare, duke u varur më shumë nga gazi që vjen nga Rusia”, tha Rama.

 

 

Gjatë fjalës së tij Rama tha se ditën e nesërme do të publikonte planin e masave që kishte ndërmarrë për të përballuar këtë krizsë të ardhshme. Ndër të tjera kryeministri u shpreh se sipas parashikimeve, kulmi i krizës do të jetë në mesin e vitit të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI