Flash

Kosovë/ Gjoba për çdo shofer që nuk vendos etiketa në targat serbe

Lapsi.al 8 October 2021
Kosovë/ Gjoba për çdo shofer që nuk vendos etiketa në

Policia duke filluar nga dita e sotme do të gjobisë të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk do ta zbatojnë vendimin për vendosjen e etiketave në targat e lëshuara nga Serbia.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës përmes një deklarate për mediat u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me etiketa në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe në stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do t’i gjobisë ata.

Ky vendim i Ministrisë vjen pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Sipas pikës dy të kësaj marrëveshjeje, si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra- tjetrës.

Aplikimi i këtyre etiketave ka nisur nga 4 tetori dhe do të zgjasë për 6 muaj, pas së cilës periudhë pritet të dilet me rekomandime se si të shkohet përpara.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI