Flash

Çfarë do të ndodh me këngët e R Kelly pas akuza për ngacmim seksual

Lapsi.al 8 October 2021
Çfarë do të ndodh me këngët e R Kelly pas akuza

YouTube tha se ka hequr kanalet e këngëtarit R&B, R Kelly nga platforma, duke u distancuar nga këngëtari, i cili u dënua për trafikim seksual muajin e kaluar. Prokurorët akuzuan këngëtarin se ka shfrytëzuar famën e tij gjatë një çerek shekulli për të joshur gra dhe vajza të mitura për qëllime seksuale.

Kelly do të përballet me një minimum prej 10 vitesh burg dhe mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm në gjyqin që pritet të mbahet më 4 maj 2022.

Dy nga kanalet e tij, RKellyTV dhe RKellyVevo, janë hequr nga një prej platformave më të mëdha të videove në botë dhe këngëtari nuk do të jetë më në gjendje të krijojë ose zotërojë ndonjë kanal tjetër në YouTube, sipas një deklarate të YouTube.

Katalogu i muzikës së tij megjithatë do të jetë i disponueshëm në YouTube Music, shërbimi i transmetimit audio të YouTube, dhe videot e ngarkuara nga përdoruesit e tjerë të YouTube do të vazhdojnë të jenë në dispozicion.

Nuk dihet nëse Spotify, Apple dhe Amazon gjithashtu do të ndërmarrin veprime të ngjashme mbi muzikën e R Kelly që gjendet në platformat e tyre.

Muzika e Kelly-t është zhdukur kryesisht nga radio, por është ende e disponueshme në disa platforma. Hiti i tij i suksesshëm " I Believe I Can Fly" ka qenë prej shumë vitesh një zgjedhje kryesore në ceremonitë e diplomimit.

Të këshilluara

Kush e fitoi çmimin Nobel në Letërsi

Mund të quhet sërish një surprizë. Akademia Suedeze nderoi me Çmimin Nobel për Letërsi shkrimtarin e lindur në Tanzani, Abdulrazak Gurnah. Shkrimtari Abdulra...

10:46

Brad Pitt padit Angelina Jolie-n

Angelina Jolie shiti 50 përqind të aksioneve të saj në kantinën e verës Chateau Miraval në mes të një beteje të rëndë gjyqësore me ish-bashkëshortin dhe bashkëp...

18:30

Netflix publikon filmat e festave

Duke filluar një ditë pas Halloween-it, Netflix kalon menjëherë tek filmat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Do të ketë një film të tretë të "Princes Switch" me...

17:11

Ndahet nga jeta fituesi i “Chopped Junior”

Bota e gatimit po mban zi për Fuller Goldsmith, fituesin e “Chopped Junior” dhe “Top Chef Junior” të Food Netëork, pak ditë para ditëlindjes së tij të 18 -të. ...

15:12

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI