Flash

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen dy punonjës të burgut të Reçit

Lapsi.al 7 October 2021
U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen dy punonjës të burgut

Dy psikologë-specialistë të burgut të Reçit janë arrestuar nga Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve, disa ditë pasi u pezulluan nga detyra. Të arrestuarit janë Mario Laloshi dhe Arlando Hoxha të dy punonjës pranë IEVP Reç në Shkodër. Arrestimi i këtyre dy personave është bërë pas një denoncimi në emisionin Stop, ku bashkëshortja e Martin Tushes, i cili vuan dënimin në Reç i akuzoi për korrupsion. Mario Latoshi dhe Arnaldo Hoxha kanë kërkuar para nga Tushe në këmbim të disa shërbimeve.

Pas publikimit të videos, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve nga detyra dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre ndërsa ditën e sotme është njoftuar arrestimi i tyre.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI