Flash

Paloma rrëfen të pathënat e mardhënies me Aldo Morning Show

Lapsi.al 7 October 2021
Paloma rrëfen të pathënat e mardhënies me Aldo Morning Show

Gazetarja e njohur Paloma, njëra prej konkurrenteve të Big Brother VIP, teksa po bisedonte me aktoren Arjola Demiri tregoi se në fillimet e karrierës së saj ishte ndjerë e xhelozuar nga eprori i saj Aldon Lipe.

Paloma shtoi se atëherë për shkak të moshës dhe mungesës së eksperiencës nuk kishte shumë njohuri mbi mënyrën se si funksiononte media dhe se si mund të menaxhohej vëmendja e publikut.

Paloma akuzoi më tej se për shkak të kësaj xhelozie, Aldon Lipe është përpjekur vazhdimisht t’i denigronte asaj figurën edhe pasi ajo shkëputi çdo marrëdhënie profesionale me të.

Kujtojmë se Rudina e njohur ndryshe si Paloma e ka nisur karrierën te “Aldo Morning Show”.

Ditën e djeshme ajo u bë pjesë e Big Brother VIP dhe u cilësua nga ekipi i formatit si VIP-ja më kapriçoze.

Për këtë arsye Arbana me ekipin, i punuan asaj një rreng. Ata e çuan në dhomën e dënimeve dhe i thanë se ka hyrë në televotim.Dhoma e dënimeve ka dekorimin e një shtëpie të viteve të diktaturës.

Palomës më pas iu komunikua se gjithçka ishte lojë si pasojë e tekave të saj.Paloma rrëfeu gjithashtu dhe lidhjen e veçantë me vajzën e saj dhe tregoi se ajo ka qenë arsyeja se pse u mendua aq shumë për vendimin e hyrjes në BB VIP.

Të këshilluara

Bill Clinton, pjesë e albumit të Gashi-t

Gashi ka pasur mundësinë që së fundmi të takohet me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, të re...

14:35

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI