Flash

Nis sot gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Gjykatën e Hagës

Lapsi.al 7 October 2021
Nis sot gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Gjykatën e

Gjykimi i dytë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ai kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, pritet të nis sot.

Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në DhSK, Angela Griep, në konferencën për media të mbajtur më 30 shtator, ka bërë të ditur se në seancën e 7 tetorit kryetari i trupit gjykues do të bëj hapjen e gjykimit, do të kërkojë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) leximin e aktakuzës, e do të pyes të akuzuarit nëse i kanë kuptuar akuzat kundër tyre. Ajo deklaroi se Gucati e Haradinaj do të informohen nga kryetari i trupit gjykues për disa nga të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë gjykimit, e më pas do të vazhdohet me deklaratën hyrëse të prokurorisë.

Dëgjimi i dëshmitares së parë në këtë rast Griep ka thënë se pritet të nis më 18 tetor. E njëjta gjithashtu ka bërë të ditur se data e synuar që prokuroria të përfundojë paraqitjen e çështjes së saj është 9 nëntori. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, njofton “Betimi për Drejtësi”.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, -thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

 

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara. “Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së.”, -thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Të këshilluara

Kurti zbulon detaje nga takimi me Vuçiçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Ange...

16:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI