Flash

Jamie Lee Curtis: Kirurgjia plastike po ndikon për keq

Lapsi.al 7 October 2021
Jamie Lee Curtis: Kirurgjia plastike po ndikon për keq

Ylli i "Halloween Kills" Jamie Lee Curtis ka diçka për të thënë lidhur me shtimin e kirurgjive plastike tek njerëzit, por jo vetëm.

"Trendi aktual i mbushësve dhe procedurave, dhe ky obsesion me filtrimin, dhe gjërat që bëjmë për të rregulluar pamjen tonë në Zoom po fshijnë breza të të tërë bukurie", tha aktorja 62-vjeçare për Fast Company. "Pasi filloni ta ngacmoni fytyrën, nuk mund ta ktheni më mbrapsht".

Curtis ka një përvojë personale për këtë. Pas një operacioni të vogël kirurgjik plastik në zonën e syve në 1989, asaj iu dhanë ilaçe kundër dhimbjeve, të cilat bënë që të zhvillonte një varësi nga opioidet për 10 vite. "Provova kirurgji plastike dhe nuk funksionoi. Më bëri të varur nga Vicodina."

Curtis beson se "fiksimi" i shoqërisë për të arritur përsosmërinë e perceptuar fizike buron kryesisht nga rrjetet sociale, të cilat ajo i shmang sa më shumë që të jetë e mundur.

"Unë përdor rrjetet sociale për të shitur dhe për të mësuar më shumë për gjëra që më interesojnë. Pjesa tjetër është kancer. Ne nuk e dimë efektin anësor në afatgjatë, por kemi një brez të rinjsh që janë në agoni për shkak të rrjeteve sociale, për shkak të krahasimeve me të tjerët. Ne që jemi më të rritur e dimë se është e gjitha një gënjeshtër. Është një rrezik real për të rinjtë".

Të këshilluara

Ndahet nga jeta fituesi i “Chopped Junior”

Bota e gatimit po mban zi për Fuller Goldsmith, fituesin e “Chopped Junior” dhe “Top Chef Junior” të Food Netëork, pak ditë para ditëlindjes së tij të 18 -të. ...

15:12

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI