Flash

Gucati e Haradinaj në Hagë, Prokurori: Penguan procedurat, publikuan informacione konfidenciale

Lapsi.al 7 October 2021
Gucati e Haradinaj në Hagë, Prokurori: Penguan procedurat, publikuan

Ka filluar gjykimi ndaj ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.

Me këtë rast Prokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, ka paraqitur faktet, që sipas tij, kanë lidhje me procedurën zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe hetimeve të ZPS-së.

Ai ka thënë se në mes të prillit dhe shtatorit të vitit 2020, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke i quajtur ata gënjeshtarë, bashkëpunëtorë e tradhtarë, shkruan Gazeta Express.

“Kjo sjellje tregon qartë edhe motivimin e tyre për të penguar dhe dëmtuar procedurat e Dhomave të Specializuara”, tha prokurori në fjalën e tij.

Më tutje, ai tha se midis 7 dhe 25 shtatorit, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, sekretari i OVL-UÇK-së Faton Klinaku si dhe Tomë Gashi, avokat i OVL-UÇK-së, bashkarishtë kanë shpërndarë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike në lidhje me hetime konfidenciale të ZPS-së.

“Inkurajuan të tjerë të shpërndajnë informacion konfidencial dhe jopublik dhe ndërmorën veprime të tjera për qëllimin e deklaruar të pengimin e punës së ZPS-së. Ky informacion konfidencial dhe jopublik përfshinte dokumente të shënuara si konfidenciale, emra dhe të dhëna personale të qindra dëshmitarëve të mbrojtur.”

Më tej, prokuroi përmendi edhe deklaratat e Gucatit dhe Haradinajt ku tha se publikisht konfirmuan se u kanë dhënë kopje të dokumenteve të nxjerra gjatë herës së parë edhe përfaqësuesve të shtypit.

“Zbuluan më shumë nga përmbajtja e dokumenteve të nxjerra gjatë herës së parë duke përfshirë hollësi të hetimeve konfidenciale. Deklaruan se në dokumente përmendeshin me emra dëshmitarë si dhe përmenden data dhe vende të kryerjes së intervistave. Akuzuan dëshmitarë të përmendur në dokumente se ishin tradhtarë, gënjeshtarë dhe spiun” .

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI