Flash

Shkarkimet me “dorëheqje”, rrënimi i imazhit të policisë

Lapsi.al 6 October 2021
Shkarkimet me “dorëheqje”, rrënimi i imazhit të
Ministri i brendëshëm Bledi Çuçi doli sot përpara selisë së kryeministrisë për të bërë një hap pas prej deklaratës së një dite më parë, se Ardi Veliut po i sosej flaka e kandilit në krye të policisë së shtetit.  Ministri u justifikua se togëfjalshi i tij pezhorativ ishte më tepër pasojë e emocioneve të shkaktuara në përballjen me opozitën në parlament, sesa mendimi i tij për punën e shefit të policisë. Çuçi e ngriti në qiell atë duke theksuar se uniformat blu kishin arritur në këto vite në standarte dhe performancë shumë të lartë. Lexo me tej: Profil / Ardi Veliu, kryepolici ushtar i rilindjes që iu fik kandili pas zgjedhjeve Në fakt, kjo komedi me të cilën gjithsecili vë buzën në gaz nga halli, e ka një shpjegim. Dikush me sa duket i ka tërhequr vërejtjen ministrit për faktin se puna e policisë nuk duhet vënë në diskutim. Deviza ka qenë: dhe Ardi Veliun duhet ta heqim qafe se me injorancën, militantizmin përtej normës dhe mungesën e profesionalizmit na diskreditoi, por edhe beteja propagandistike e sukseseve duhet të vazhdojë.  Po si mund të çlirohesh nga një drejtues “i suksesshëm”?  Vetëm me dorëheqje. Pikërisht për këtë arsye, kur e thirri në zyrën e tij, në kryeministri, të martën në mesditë, Rama i ka komunikuar Veliut se epoka e tij kishte përfunduar por se kjo do të zgjidhjej me anë të dorëheqjes.  Kështu u bë dhe drejtori i bindur i policisë “zbuloi” papritamas se i duhej të kalonte më shumë kohë me familjen. Aq qesharake ishte e tërë kjo situatë, sa edhe brenda letrës së dorëheqjes shndërrua në hit në rrjetet sociale, Veliu tregonte se ishte sërisht i gatshëm të hiqte dorë nga gruaja dhe fëmijët, të cilët i pati përdorur si arsyen se përse po hapte rrugë, për të bashkëpunuar sërish me kryeministrin. Por, pavarësisht këtyre episodeve që e bëjnë edhe me humoristike gjithë historinë, një fakt mbetet i pandryshuar. Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme, Rama, për të mos prishur kartolinën e “policisë që duam” kurë nuk e ka pranuar largimin si të paaftë të drejtuesve të policisë.  Ndonëse i përfshirë në akuza për përgjime të paligjshme, Atran Didi u largua nga drejtimi i policisë me “vullnetin e tij të lirë”. Po ashtu edhe Fatmir Xhafa, i cili nuk arriti dot kurrë ta bënte bindëse alibinë për dosjen “Babale” dha një dorëheqje pa motive. Po me “vendim personal” u largua edhe Sandër Lleshaj, pas vrasjes së Klodian Rashës, ndonëse prej kohësh ishte një sekret publik ftohja e tij përfundimtare me shefin e qeverisë. Nga të gjithë ministrat dhe drejtorët që ka pasur policia në vitet e rilindjes, vetëm Saimir Tahiri dhe Haki Çako nuk janë larguar me dorëheqje.

Zyrtarizohet emërimi/ Gledis Nano, ‘njeriu i FBI’ që pritet të drejtojë Policinë e Shtetit

Dhe arsyeja se pse kjo ka ndodhur kuptohet lehtë. Sepse ndryshe nga çfarë premtoi në fushatën e 2013, Rama nuk ndërtoi dot një polici ku vrasësit të mos largoheshin në drejtim të paditur, organet e rendit në vend nuk penguan dot që në raportin e Departamentit të shtetit për narkotikët, Shqipëria të etiketohej si “vend burimi për kanabisin dhe rrugë furnizimi për drogërat e forta”. Gjatë këtyre viteve u kthyem sërish tek versioni më i keq i policisë politike që ushtron dhunë mbi kundërshtarët e rregjimit dhe tek përdorimi i saj për manipulimin e zdhedhjeve. Prandaj, njësoj si edhe me rastin e Ardi Veliut, deviza mbetet e njëjtë: “Sukseset vazhdojnë, por thjeshtë drejtuesit largohen për arsye familjare”.     ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rruga se si Berisha mund ta shpëtojë PD-në

Sali Berisha, i nxitur në dukje nga shtysa thellësisht personale, ka filluar një luftë ndaj udhëheqjes së Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës. Është e paqartë...

23:13

Fajin nuk e ka më Saliu, por Albini

Taktikë mediatike tiranase: Kur gazin e hedh zyrtari me pozitë të lartë, mirë, kur e hedh naj fukara i thjeshtë, keq. Kur drogën e shpërndan zyrtari me pozitë t...

10:15

Spektakli televiziv me ngjarjet e kobshme

Nëse shihni parashkimin e motit në një televizion perëndimor dhe bëni krahasimin me parashikimin e motit të disa televizioneve këtu, duket se po flitet për dy t...

11:18

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI