Për një kohë, Brendan Fraser ishte kudo. Në fund të viteve 1990, aktori u bë një yll i madh i kinematografisë, me role në filma si "George of the Jungle", "The Mummy franchise", "Encino Man" dhe "Crash".
Në vitin 2018, Fraser pretendoi se ishte në "listën e zezë" të Hollywood-it. Në një intervistë me GQ ai tha se ishte abuzuar seksualisht nga një ish-president i Shoqatës së Shtypit të Huaj në Hollywood. Fraser pretendoi se Philip Berk e sulmoi atë në Beverly Hills Hotel në 2003. Ky incident i supozuar bëri që aktori të hyjë në depresion. "Dora e majtë e tij më kap në të pasmet, një gisht i tij më prek. Dhe ai fillon ta lëvizë atë përreth", tha aktori. "U ndjeva i sëmurë. U ndjeva si një fëmijë i vogël. Ndjeva se kisha diçka në fyt. Mendova se do të qaja". Aktori gjithashtu do të luajë në filmin e ardhshëm nga Darren Aronofsky, "The Whale", në rolin e një të vetmuari prej 272 kg të quajtur Charlie. "The Whale" tregon historinë e një burri homoseksual i cili përpiqet të pajtohet me vajzën e tij pasi shëndeti i tij fillon të përkeqësohe
Në rrjete sociale, njerëzit e kanë përdorur shpesh për të bërë humor ose për të shkruajtur gjëra si "Fraser duket sikur gruaja e la dhe i mori gjithë pasurinë" etj. Me siguri, jo shumë njerëz e kanë ditur historinë e tij.