Flash

Ndahet nga jeta grimieri i njohur në Hollywood

Lapsi.al 6 October 2021
Ndahet nga jeta grimieri i njohur në Hollywood

Marc Pilcher, stilisti i flokëve dhe grimieri i cili fitoi çmimin Emmy për punën e tij në shfaqjen e suksesshme të Netflix “Bridgreton”, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare nga Covid-19, një javë pasi fitoi çmimin.

Agjencia e Pilcher, Curtis Brown konfirmoi lajmin për “CNN” të martën, duke iu referuar një deklarate që agjencia i dha Variety, nga miqtë dhe familja. Sipas deklaratës, Pilcher ishte vaksinuar dy herë dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.  Ai rezultoi negativ në teste të shumta të Covid-19 dhe udhëtoi drejt SHBA për ceremoninë e Emmy dhe përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.

Menjëherë pas kthimit, ai u sëmur dhe gjendja e tij u përkeqësua gjatë fundjavës. Dhe fatkeqësisht ai vdiq të dielën, tha Curtis Brown. Vdekja e tij vjen vetëm pak kohë pasi ai fitoi një Emmy për "Periudhë të Jashtëzakonshme dhe Stilim flokësh për personazhe" në shtator. Pilcher ishte i njohur për punën e tij në shfaqje të ndryshme teatrore, programe televizive dhe filma.

Ai punoi në flokë dhe krijoi role stilimi në filma duke përfshirë "Bukuroshja dhe Bisha", "Java ime me Marilyn", "Gruaja e padukshme" dhe "Victoria e re".

Të këshilluara

Bill Clinton, pjesë e albumit të Gashi-t

Gashi ka pasur mundësinë që së fundmi të takohet me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, të re...

14:35

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI