Flash

Drew Barrymore: Kundër ndalimit të plakjes dhe fëmijëve në rrjete sociale

Lapsi.al 6 October 2021
Drew Barrymore: Kundër ndalimit të plakjes dhe fëmijëve

Në ditët e sotme shohim shpesh që teksa kalojnë një moshë të caktuar shpesh njerëzit shkojnë tek mirëmbajtja e lëkurës me anë të injektimeve ose operacioneve të ndryshme. Aktorja Drew Barrymore me anë të 1 fotografia me kolegen e saj ka treguar se janë pro plakjes së natyrshme. Ato morën vetëm komente pozitive nga kjo fotografi dhe mesazhi që shpërndanë.

Tashmë duket se ka dhe 1 temë tjetër me të cilën ajo nuk është aspak dakord dhe kjo është publikimi i fotografive ose shfaqja e fëmijëve në rrjetet sociale. Drew u pyet nga podcast-i i Armchair Expert, i organizuar nga Dax Shepard dhe Monica Padman se pse ajo nuk i tregon vajzat e saj, Olive, 9 vjeç dhe Frankie, 7 vjeç ? Aktorja u përgjigj: “Unë dua që ato të jenë fëmijë.” i tha Barrymore Shepard dhe Padman.

Ato shikojnë TikTok, i duan mediat sociale,” vazhdoi ajo, por vuri në dukje se Olive dhe Frankie e dinë se ata nuk duhet të shfaqen vetë e as nuk do të shfaqen në shfaqjen e saj të The Drew Barrymore Show,që tashmë është në sezonin e saj të dytë.

"Ato bëhen me humor të keq kur kuptojnë se nuk do të vihen para kamerës, por e dinë se mua nuk më pëlqen!"

Të këshilluara

Bill Clinton, pjesë e albumit të Gashi-t

Gashi ka pasur mundësinë që së fundmi të takohet me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, të re...

14:35

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI