7 persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Mes tyre është një rast dhune, ku një 45-vjeçar është arrestuar pasi ka rrahur mbesën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. M, 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij.