Flash

Britney Spears sërish akuza për familjarët e saj

Lapsi.al 6 October 2021
Britney Spears sërish akuza për familjarët e saj

Britney Spears dëshiron që fansat të dinë se situata e familjes së saj është ende toksike - edhe pasi fitoi gjyqin javën e kaluar. Ylli i muzikës pop ndau dje në Instagram një mesazh që u drejtohej të afërmve dhe miqve që ishin bashkëpunëtorë në vendosjen e kujdestarisë së babait të saj Jamie Spears, më shumë se 13 vjet më parë.

“Kjo fotografi është gjithçka për mua! Më bën të dua të qaj… ajo po shpëton motrën e saj hyjnore! ” -mbishkroi Britney një pikturë eterike.

"Unë menddoj se nëse keni një mik që ka qenë mbyllur në një shtëpi që ndihet vërtet i vogël për muaj ... pa makinë ... pa telefon ... pa derë për privatësi dhe i duhet të punojnë rreth 10 orë në ditë, 7 ditë në javë, pa asnjë ditë pushimi… Mendoj që duhet të shkoni ta merrni mikun tuaj dhe ta nxirrni prej andej!” –shkroi ajo.

Britney gjithashtu vuri në shënjestër familjen e saj për mosveprimin e tyre ndër vite.

"Nëse jeni si familja ime që thotë gjëra të tilla si ‘më fal, je në një kujdestari’... me siguri duke menduar se jam ndryshe dhe kështu ata mund të ma punojnë”, shtoi ajo.

Këngëtarja e përfundoi postimin duke shprehur vlerësimin për avokatin e saj Mathew S. Rosengart, i cili, sipas saj e ka ndihmuar të ndryshojë jetën.

Gjatë gjyqit, Britney shprehu zemërimin që familja e saj nuk ndërhyri kurrë, duke thënë se ata "nuk bënë as gjënë më të vogël", dhe i tha gjykatëses se do të donte t'i padiste ata. Për më tepër, Britney tha se do të donte që babai i saj të akuzohej për abuzim me kujdestarinë.

Nëna e Britney-t, Lynne Spears, ka mbrojtur lirinë e vajzës së saj në gjykatë, por jo para lëvizjes #FreeBritney, të nisur në vitin 2019.

Ndërkohë, vëllai i madh i Britney-t, Bryan Spears, e quajti kujdestarinë një "gjë të madhe" për familjen e tij në një intervistë në korrik të 2020-ës. 44-vjeçari nuk preferoi ta komentonte pezullimin e kujdestarisë së Jamie-t, kur u pyet nga paparacët javën e kaluar.

Motra e saj e vogël, Jamie Lynn Spears, këmbënguli që ajo e mbështeste Britney-n në një seri videosh emocionuese në Instagram Story, në fund të qershorit.

Të këshilluara

A do të ketë Adele një rikthim në muzikë

Pas kaq shumë kohësh mungesë në muzikë, Adele do të bëjë një rikthim të mrekullueshëm dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikur së fundmi në In...

18:06

Zbulohet konkurentja e parë e Big Brother Vip

Big Brother VIP do nisë transmetimin sot në mbrëmje. Duke qenë se reality show ka qenë shumë i diskutuar së fundmi, të shumtë kanë qenë edhe emrat e VIP-ave që ...

13:32

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI