Flash

Angela Martini flet për arrestimin e bashkëshortit, 'Kalova një ferr'

Lapsi.al 6 October 2021
Angela Martini flet për arrestimin e bashkëshortit, 'Kalova

Angela Martini ka treguar episodin e vështirë që i ndodhi gjatë pushimeve verore në Greqi, ku bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu u arrestua. Në një intervistë për “Antena Stars”, në Rumani, ajo ka treguar të gjithë momentin që ndodhi ngjarja.

“Ishim me miq në restorant dhe një person i veshur civil, jo si polic,  erdhi tek bashkëshorti im dhe i tha: “Ti je Dragos Savulescu?”. Më pas ai i përmendi disa ngjarje abuzive të para 19 viteve. Burri im ishte 28 vjeç asokohe, sot është gati për t’u bërë 48 dhe as që e mban mend çfarë ka ndodhur, pasi nuk ishte i implikuar drejtpërdrejt.”, ka thënë fillimisht Angela.

Kur u pyet në lidhje me qëndrimin e saj, ajo u shpreh se do të jetë pranë bashkëshortit pa marrë parasysh rrethanat. “Ai është dashuria e jetës time. Po të ishte ndryshe, nuk do kaloja nëpër këtë ferr. Edhe po të ma thoshte Dragos në fillim një ngjarje të tillë, sërish do të shkoja pas tij”, deklaroi Martini.

Në fund të intervistës, ajo tha se pati disa momente dobësie gjatë kësaj ngjarje, por që nuk u dorëzua asnjëherë. “Ishte e vështirë por e përballova. Nuk po them se s’ka pasur momente kur kam qarë, kur nuk haja, isha e stresua,r por sa gjatë mund ta bësh këtë? Duhet të luftosh apo të qash? Zgjodha të luftoj. Nuk ja vlen asgjë më shumë se lufta për të vërtetën dhe dashurinë”, përfundoi ajo.

Të këshilluara

Bill Clinton, pjesë e albumit të Gashi-t

Gashi ka pasur mundësinë që së fundmi të takohet me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, të re...

14:35

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI