Flash

Mbërrin sot në Tiranë kryetarja e radhës e OSBE-së, Ann Linde

Lapsi.al 5 October 2021
Mbërrin sot në Tiranë kryetarja e radhës e OSBE-së, Ann

Ditën e sotme mbërrin në Shqipëri kryetarja e radhës së OSBE-së, ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde. Lajmin e ka bërë të ditur Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Në vizitën e saj në Tiranë, Linde do flasë për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.

“Mirëpresim nesër për vizitë në Shqipëri kryetaren e radhës së OSBE, ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. Në takimet me homologët e saj shqiptarë, kryetarja Linde do të flasë me ta për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të vendit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu prezenca e OSBE-së në Shqipëri bën të ditur dhe agjendën e takimeve që do të zhvillojë ajo sot në vendin tonë.

Linde do të takojë Presidentin Ilir Meta dhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Po ashtu, kryetarja e OSBE-së do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta.

Takimi ndërmjet dy ministreve do të ndiqet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40 në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI