Flash

Java e Çmimeve Nobel fillon me shpalljen e fituesve të Çmimit Nobel në Mjekësi

Lapsi.al 5 October 2021
Java e Çmimeve Nobel fillon me shpalljen e fituesve të Çmimit

Çmimi Nobel i këtij viti për Mjekësinë iu dha shkencëtarëve David Julius (SHBA) dhe Ardem Patapoutian me origjinë libaneze. Ata vlerësohen për zbulimet prej tyre të receptorëve për temperaturën dhe prekjen në trup, sipas Komitetit Nobel në Stokholm.

Njohuritë e fituara nga zbulimi do të përdoren për të zhvilluar trajtime për një sërë sëmundjesh, përfshirë dhimbjet kronike, tha Komiteti i Nobelit. Zbulimet epokale të nobelistëve të këtij viti "na kanë mundësuar të kuptojmë se si nxehtësia, të ftohtit dhe forcat mekanike shkaktojnë impulse nervore, të cilat na lejojnë të perceptojmë dhe përshtatemi me botën përreth nesh," tha komiteti. Sipas raportit, studiuesit përdorën qeliza të ndjeshme ndaj presionit për të zbuluar një klasë të re të sensorëve, që reagojnë ndaj stimujve mekanikë në lëkurë dhe organet e brendshme.

U përdor përbërje specash djegës

Julius përdori kapsaicinën, një përbërës i athët nga specat djegës, që shkakton një ndjesi djegieje, për të identifikuar një sensor në fundet nervore të lëkurës që reagon ndaj nxehtësisë.

Patapoutian-i përdori qeliza të ndjeshme ndaj presionit për të zbuluar një klasë të re të sensorëve që reagojë ndaj stimujve mekanikë në lëkurë dhe organet e brendshme. Ai lindi në Bejrut dhe shkoi në Los Angeles në moshën e adoleshencës; ai aktualisht kryen kërkime në Scripps Research në La Jolla, California.

Java e Çmimit Nobel ka filluar

Çmimi Nobel në Mjekësi shoqërohet me rreth 980.000 euro. Që nga viti 1901, këtë çmim e kanë marrë 222 vetë, përfshirë dymbëdhjetë gra. Çmimin e parë e mori bakteriologu gjerman Emil Adolf von Behring për zbulimin e një terapie kundër difterisë. Në vitin 1995, Christiane Nüsslein-Volhard u bë gruaja e parë dhe deri tani e vetmja femër gjermane që e mori çmimin. Vitin e kaluar, çmimin e morën Harvey J. Alter (SHBA), Michael Houghton (Britani e Madhe) dhe Charles M. Rice (SHBA). Ata kishin dhënë një kontribut të madh në zbulimin e virusit të hepatitit C. Çmimi Nobel konsiderohet si një nga çmimet më të rëndësishme shkencore në botë.

Java e Çmimeve Nobel fillon me shpalljen e fituesve të Çmimit Nobel në Mjekësi. Të martën dhe të mërkurën do të shpallen fituesit e çmimeve të fizikës dhe kimisë. Njoftimet për Çmimin Nobel në Letërsi dhe Çmimin Nobel për Paqen do të pasojnë të enjten dhe të premten. Seriali përfundon të hënën e ardhshme, 11 tetor, me të ashtuquajturin Çmimin Nobel në Ekonomi, të sponsorizuar nga Riksbank suedeze.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI