Flash

Drogë, vjedhje dhe armë, arrestohen 5 persona nga policia e Vlorës

Lapsi.al 5 October 2021
Drogë, vjedhje dhe armë, arrestohen 5 persona nga policia e

Policia e Vlorës ka arrestuar së fundmi 5 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për “armëmbajtje pa leje”, “thyerje e masës arrest në shtëpi”, “trafikim i lëndëve narkotike” dhe vjedhje”. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

"Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 5 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e DVP Vlorë dhe të Komisariateve në varësi, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan 5 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

– Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë ndaluan shtetasin Sh. Z., 18 vjeç, banues në fshatin Selenicë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 31.07.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

– Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasit Klement Domeri, 38 vjeç dhe Alment Bakullati, 30 vjeç, të dy banues në Konispol, Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 25.09.2020 (lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 04.10.2021), i ka dënuar këta shtetas me nga 7 vite e 4 muaj burg secilin, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

– Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin M. H., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë ndaluan shtetasin Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

– – – –

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një përforcues grushti (dorezë metalike), dy mjete prerëse (thika) dhe një shkop metalik.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë procedimi në gjendje të lirë i shtetasit K. B., 20 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu çifte, që ky shtetas e posedonte pa leje.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI