Flash

Britney Spears falenderuese për lëvizjen #FreeBritney

Lapsi.al 5 October 2021
Britney Spears falenderuese për lëvizjen #FreeBritney

Britney Spears ka falënderuar fansat e saj për fushatën disavjeçare #FreeBritney, për ta liruar atë nga kujdestaria.

Britney u lirua nga kujdestaria e të atit, i cili kishte kontroll mbi çështjet e saj të biznesit, një marrëveshje ligjore e vendosur që nga viti 2008.

"Unë nuk kam fjalë për ju dhe qëndrueshmërinë tuaj të vazhdueshme për të më liruar nga kujdestaria ime," shkroi ajo, duke shtuar: "Jeta ime tani është në atë drejtim! Unë qava mbrëmë për dy orë, sepse fansat e mi janë më të mirët dhe unë e di këtë. Unë i ndiej zemrat tuaja dhe ju ndieni timen ... aq sa di është e vërtetë!"

Në seancën e fundit gjyqësore, gjyqtarja Brenda Penny i dha fund kujdestarisë 13-vjeçare, që Jamie Spears kishte mbi të bijën pasi ajo u trajtua për probleme të shëndetit mendor. Penny la një kujdestari të veçantë me John Zabel, një kontabilist i zgjedhur nga ekipi ligjor i Britney-t. Një seancë për të diskutuar përfundimin e kujdestarisë është caktuar në 12 nëntor.

Lëvizja #FreeBritney filloi menjëherë pasi u vendos për herë të parë kujdestaria, por mori një vrull të madh në vitin 2019, pasi një grup fansash filluan të vinin në dyshim mirëqenien e këngëtares. Fansat organizuan demonstrata të zhurmshme jashtë seancave gjyqësore dhe lëvizja u theksua në dokumentarin Framing Britney Spears në shkurt.

Të këshilluara

Zbulohet konkurentja e parë e Big Brother Vip

Big Brother VIP do nisë transmetimin sot në mbrëmje. Duke qenë se reality show ka qenë shumë i diskutuar së fundmi, të shumtë kanë qenë edhe emrat e VIP-ave që ...

13:32

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI