Flash

Atentati me dy viktima në Elbasan, policia shoqëron 25 persona

Lapsi.al 5 October 2021
Atentati me dy viktima në Elbasan, policia shoqëron 25 persona

Elbasani u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ekzekutim i dyfishtë me armë zjarri në dalje të qytetit. Dy persona, Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri, u qëllua me breshëri automatiku në rrethrrotullimin e Bradasheshit pranë një karburanti. Ata ishin duke ecur në këmbë kur një makinë ka ndaluar pranë tyre dhe ka qëlluar. Bitri dhe Çollaku, u ekzekutuan me të paktën 15 plumba dhe afër vendit të krimit policia gjeti një makinë tip “Volvo” duke u djegur, e cila besohet se i përket autorëve.

Deri më tani bëhet me dije ka shkuar në 25 numri i personave të shoqëruar në lidhje me ngjarjen. Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri ishin persona me precedentë të mëparshëm penalë. Çollaku ka qenë i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike, por i skeduar edhe në Shqipëri për dhunë në familje dhe Bitri ishte përfshirë në një vrasje në Tetovë tre vite më parë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI