Flash

A do të ketë Adele një rikthim në muzikë

Lapsi.al 5 October 2021
A do të ketë Adele një rikthim në muzikë

Pas kaq shumë kohësh mungesë në muzikë, Adele do të bëjë një rikthim të mrekullueshëm dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikur së fundmi në Instagram.

Kënga e saj e re mban titullin “Easy On Me” dhe pritet të publikohet më 15 Tetor.

Po ashtu, më herët ajo ka bërë të ditur se ka përgatitur albumin e saj të katërt, si dhe do të mbajë një koncert televiziv në Las Vegas.

Ky koncert do të shënojë shfaqjen e parë live të 33-vjeçares pas katër viteve pauzë, pas turneut të saj rekord në stadium i cili përfundoi në vitin 2017.

Këngëtarja dhe menaxheri i saj kanë qenë në bisedime me ‘BBC America’ për ta transmetuar atë në të gjithë botën. Kjo do të jetë një nga shfaqjet e pakta si pjesë e turneut të saj promovues.

Momentalisht, Adele po shijon lidhjen e saj me Rich Paul. Në shtator, një mik i çiftit deklaroi se romanca e tyre po “bëhet më serioze”.

Çifti konfirmoi romancën e tyre muajin e kaluar pasi u panë në një darkë, pasi dolën në publik në korrik, kur u ulën në fushë në ndeshjen e pestë të Finaleve të NBA në Phoenix, Arizona.

Adele përfundoi divorcin e saj nga Simon në muajin mars dhe çifti ndan kujdestarinë e djalit të saj Angelo, tetë vjeçar. Tashmë, këngëtarja s’e fsheh më partnerin e rri dhe ai është prezent edhe në fotot e saj në rrjete sociale.

Të këshilluara

Zbulohet konkurentja e parë e Big Brother Vip

Big Brother VIP do nisë transmetimin sot në mbrëmje. Duke qenë se reality show ka qenë shumë i diskutuar së fundmi, të shumtë kanë qenë edhe emrat e VIP-ave që ...

13:32

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI