Flash

Qëlloi me armë zjarri drejt banesës së 29-vjeçarit, arrestohet autori në Durrës

Lapsi.al 4 October 2021
Qëlloi me armë zjarri drejt banesës së 29-vjeçarit,

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi një ditë më parë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, pa shkaktuar dëmtime.

Gjithashtu, gjatë një aksioni të fundit, Policia e Durrësit ka arrestuar edhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

"Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin egjiptian H. M., 55 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, shtetasin egjiptian M. M., 22 vjeç.

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, në përfundim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, ku shtetasi S. M., 44 vjeç, qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, pa shkaktuar dëmtime, kanë arrestuar në flagrancë 44-vjecarin S. M., për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

….

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

 

R. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

B. K., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. C., 46 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. C., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI