Flash

Policia aksion në Kukës e Tropojë, arrestohen dy të rinjtë

Lapsi.al 4 October 2021
Policia aksion në Kukës e Tropojë, arrestohen dy të

Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuar janë shtetasit A. Ç., 1 vjeç, banues në Kukës, pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe shtetasi F. N., 35 vjeç, banues në Bajram Curri, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

"Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë kapjen e shtetasit në kërkim A. Ç., 21 vjeç, banues në Kukës. Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shtetasi A. Ç. iu dorëzua DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasi F. N., 35 vjeç, banues në Bajram Curri. Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

—-

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit: H. H., 62 vjeç, P. K., 42 vjeç, G. H., 36 vjeç, dhe E. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetet e tyre taksi, shtetas të huaj pa dokumente identifikimi, të cilëve nuk iu kishin faturë taksimetri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Të martën nis lotaria e vizave amerikane

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zyrtarizuar hapjen e aplikimeve për lotarinë amerikane duke nisur nga kjo e martë. Afati i aplikimit është deri në datën 9 Në...

11:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI