Flash

I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, pranga 36 vjeçarit në Kavajë

Lapsi.al 4 October 2021
I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për vrasje është vënë në prangat e policisë së Kavajës.

Policia bën me dije se ka rënë në pranga shtetasi me iniciale E.C. , i cili ishte i dënuar me masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndër të tjera bëhet me dije se 36 vjeçari me datë 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç.

"Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Vihet në pranga 36-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. C,  36 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, i ka vendosur në mungesë masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja:

Ky shtetas me datë 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Të këshilluara

Të martën nis lotaria e vizave amerikane

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zyrtarizuar hapjen e aplikimeve për lotarinë amerikane duke nisur nga kjo e martë. Afati i aplikimit është deri në datën 9 Në...

11:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI