Flash

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet 20-vjeçari

Lapsi.al 3 October 2021
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje në

Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është vënë në pranga në Lushnjë. Operacioni, një bashkëpunim mes strukturave të DVP Fier, komisariat të Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana bënë te mundur arrestimin e të riut Gledis Mehalla.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 dhe kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

 

 

"Operacion nga Strukturat e DVP Fier, Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar të shtetasit:

Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI