Flash

Policia e Shtetit merr pjesë në operacionin e madh të EUROPOL-it, 330 veta në pranga

Lapsi.al 2 October 2021
Policia e Shtetit merr pjesë në operacionin e madh të EUROPOL-it,

Policia e Shtetit ka dhënë detaje ditën e sotme nga pjesmarrja në operacionin e EUROPOL për goditjen e paligjshmërisë e shtrirë në 27 shtete të ndryshme, përfshirë Shqipërinë. Ditën e sotme, Policia e Shtetit bën me dije se janë 11 policë të përfshirë në këtë operacion, ndërkohë 330 persona janë arrestuar në kuadër të këtij operacioni të madh të koduar “JAD SEE” – “Ditët e Përbashkëta të Veprimit në Europën Juglindore”.

Policia shqiptare ka përfshirë 681 punonjës policie në terren dhe në kufi, puna e të cilëve ka çuar në arrestimin e 19 personave, procedimin e 18 të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi, për krime të ndryshme si: prodhimi dhe shitja e narkotikëve në 14 raste, dhënie ndihmë për kalim të paligjshme të kufirit (lehtësimit të migracionit të paligjshëm) në 8 raste, prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve në 3 raste, trafikim i mjeteve motorike në 2 raste, falsifikimi i dokumenteve (mashtrimit me dokumentet) në 1 rast, kalimi i paligjshëm i kufirit në 1 rast dhe armëmbajtje pa leje në 1 rast, ku janë sekuestruar dy armë zjarri, lëndë narkoitke, kokainë, heroninë, e cannabis si dhe janë bllokuar 143 emigrantë të paligjshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI