Flash

Pas marrëveshjes për reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë, nis zhbllokimi i pikave kufitare

Lapsi.al 2 October 2021
Pas marrëveshjes për reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe

Ka nisur prej orës 8 të mëngjesit lirimi i njërës prej korsive të rrugës në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak, ndërsa deri në orën 16:00 gjithçka pritet të jetë rikthyer në normalitet. Pjesëtarë të KFOR-it janë parë pranë dy pikave kufitare. Në bazë të marrëveshjes Kosova dhe Serbia janë dakordësuar që të mbulojnë simbolet shtetërore në targat e automjeteve kur të hyjnë në territoret respektive.

Ndërsa barrikadat dhe forcat speciale të largohen nga Jarinja dhe Bërnjaku, Policia e Kosovës do të zëvendësohet nga KFOR-i që do të qëndrojë në pikat kufitare për dy javë.

Delegacionet e dy shteteve, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë shprehur të kënaqur me atë që kanë arritur delegacionet e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI