Flash

Lulëzimi i biznesit të shëndetit, shqiptarët shpenzuan 50 milionë euro më shumë në vitin pandemik

Lapsi.al 2 October 2021
Lulëzimi i biznesit të shëndetit, shqiptarët shpenzuan 50

Pandemia i ndryshoi tërësisht prioritetet e shumë njerëzve. Jeta u vu në plan të parë, me çfarëdo kosto. Masat e lehtësuara shtrënguese në gjysmën e dytë të vitit, – teksa qeveria hoqi dorë prej tyre pas efekteve që ato dhanë në rënien ekonomike – çuan në një përhapje të shpejtë të Covid-19, në muajt e fundit të vitit 2020. Statistikat e INSTAT treguan për një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë shtesë në tremujorin e fundit, me rreth 70%, më shumë se mesatarja e së njëjtës periudhë 2016-2019, ndër më të lartat në Europë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Rritja e ndjeshme e fataliteteve shtesë, në raport me shtetet e tjera (që zgjodhën shëndetin para ekonomisë) është një tregues i përhapjes së madhe të infeksionit në vend. Tendenca vijoi edhe në tremujorin e parë 2021.

Teksa Shqipëria ka numrin më të ulët të doktorëve në Europë për 10 mijë banorë, me 16.5 mjekë (nga 47.6 që është mesatarja europiane), shumë familje dhe individë u detyruan që të përballonin kostot për kurimin nga xhepi, si në blerjen e medikamenteve, shtrimit në spitale private, apo në sigurimin e oksigjenit. Këto shpenzime janë reflektuar në rritjen e ndjeshme të të ardhurave të operatorëve kryesorë që veprojnë në biznesin e shëndetësisë.

Të dhënat e përpunuara nga “Monitor”, nga bilancet e spitaleve private, klinikat kryesore të analizave dhe kompanisë më të madhe të sigurimit të oksigjenit tregojnë se të ardhurat e 19 shoqërive në fushën e shëndetit (spitale private, depo farmaceutike, laboratorë analizash dhe tregtim i oksigjenit), u rritën me 15%, ose gati 50 milionë euro më shumë. Indirekt, kjo tregon një pjesë të shpenzimeve shtesë nga xhepi për të përballuar pandeminë.

 

Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

Kosto totale, sidomos ajo e shërbimeve private (nga mjekë e infermierë në shtëpi) dhe e kurimit jashtë vendit është e pamundur të llogaritet. Sipas INSTAT, që llogarit indeksin e vlerës në tregtinë me pakicë të produkteve farmaceutike e mjekësore, nga tetori 2020 deri në mars 2021, shpenzimet mujore për produkte farmaceutike e mjekësore u rritën mesatarisht me 24-28%, në raport me muajt përkatës të vitit normal 2019./MONITOR

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI