Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Shpërndante certifikata dezinfektimi të falsifikuara, arrestohet 58 vjeçari në Berat

Lapsi.al 1 October 2021
Shpërndante certifikata dezinfektimi të falsifikuara, arrestohet 58

Një 58 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Në kuadër të operacionit të koduar “Certifikata”, është bërë i mundur arrestimi i 58 vjeçarit me iniciale E. D., i cili akuzohet se pajiste subjektet tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara.

Ndër të tjera mësohet se 58 vjeçari ishte administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare.

"Finalizohet me sukses operacioni “Certifikata”.

Pajiste subjektet tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, vihet në pranga 58-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe përfitimit monetar nga kjo veprimtari, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Berat, pas një hetimi tremujor, finalizoi operacionin “Certifikata”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit:E.D. 58 vjeç, banues në Berat.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D., me detyrë administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv në sektorin privat”", njofton policia.

 

Të këshilluara

Credins Bank mbështet INNVEST Summit 2021

Credins Bank është partner dhe sponsor kryesor i INNVEST Summit 2021 për të dytin vit, duke kontribuar për një aktivitet kaq të veçante të startup-ve, investito...

16:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI