Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Me pistoletë dhe fishekë të fshehur në trup, arrestohet 32-vjeçari në Mat

Lapsi.al 1 October 2021
Me pistoletë dhe fishekë të fshehur në trup, arrestohet

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Mat, pasi gjatë kontrollit i është gjetur e fshehur në trup një armë zjarri pistoletë, me 6 fishekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të shtuara në qark, policia ka arrestuar edhe shtetasit A. K., 16 vjeç dhe F. K., 27 vjeç (vëllezër) dhe F. K., 18 vjeç, banues në fshatin Grykë Nokë, Bashkia Dibër, pasi dyshohen se janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike në këtë zonë.

"Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Kontrollet nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, forcat speciale Renea dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Mat është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje, ndërsa në Dibër, një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, si dhe janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike cannabis.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit e trafikimit të narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, në një lokal në fshatin Urakë, Mat, është kapur në flagrancë shtetasi D. N., 32 vjeç, banues në fshatin Bruç, Mat. Gjatë kontrollit, iu gjet e fshehur në trup një armë zjarri pistoletë, me 6 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet nga shërbimet e përbashkëta policore kanë vijuar në disa zona të thella malore të qarkut Dibër, pasi disponohej informacion për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në një zonë të thyer malore të Lurës janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. K., 16 vjeç dhe F. K., 27 vjeç (vëllezër) dhe F. K., 18 vjeç, banues në fshatin Grykë Nokë, Bashkia Dibër. Këta shtetas dyshohen se janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike në këtë zonë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike, si dhe kanë asgjësuar me anë të djegies pjesën tjetër të bimëve që ishin në proces tharjeje, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Credins Bank mbështet INNVEST Summit 2021

Credins Bank është partner dhe sponsor kryesor i INNVEST Summit 2021 për të dytin vit, duke kontribuar për një aktivitet kaq të veçante të startup-ve, investito...

16:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI