Flash

Çështja “Becchetti”/ PD dorëzon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor: Dëmi të mos paguhet nga shqiptarët

Lapsi.al 1 October 2021
Çështja “Becchetti”/ PD dorëzon kërkesën

Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka treguar se kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”. Në një deklaratë për mediat, Duma bëri me dije se Komisioni Hetimor do të ngrihet që paratë e fituara nga një gjykatë arbitrazhi në favor të biznesmenit italian, të mos paguhen nga taksat e qytetarëve, por nga ata që në të vërtetë shkaktuan dëmin, që sipas saj është qeveria.

"Në këtë gjendje që është Shqipëria sot do të duhet të paguajë një borxh tjetër, për një sagë që nisi në 2015 si një sagë hakmarrje politike. Ajo ishte një ndër të paktat media që bënte opozitë ndaj korrupsionit dhe në atë rast, publikoi dasmën luksoze të Veliajt.

Kjo çështje nisi për politikë dhe sot rezulton në 3 dëme të mëdha. Dëmi i prishjes së një investimi të huaj, moslejimi i fjalës së lirë të një mediaje dhe koston financiare që duhet të paguajmë. Pikërisht për t’i dhënë sistemit të drejtësisë atë që është shansi për të riparuar dëmet dhe për të mbyllur një sagë tjetër, ky komision hetimor, ne si anëtar të këtij komisioni duam të shtrojmë më tepër qartësi dhe që dëmin në fund, duhet të mos e paguajnë shqiptarët që s’kanë asnjë faj, por ata që e nisën me koshiencë këtë dëm", tha Duma.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI