Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Vuçiç për marrëveshjen e arritur në Bruksel: E konsideroj sukses të madh të Serbisë

Lapsi.al 30 September 2021
Vuçiç për marrëveshjen e arritur në Bruksel: E

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç  ka reaguar menjëherë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel lidhur me situatën e krijuar në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi në Jarinjë dhe Bërnjak.

Vuçiç në fjalën e tij ka theksuar se pala serbe në Bruksel pranoi, siç njoftoi BE-ja, një propozim kompromisi për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.

“Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë. Tërheqja e ROSU-së është parashikuar dhe është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR-it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohen garanci sigurie për serbët”, u shpreh Vuçiç.

Duke theksuar heqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, Vuçiç tha se e cilëson sukses të madh marrëveshjen e arritur sot.

“Unë e konsideroj këtë një sukses të madh të palës sonë”, tha Vuçiç.

Në kuadër të pikë 3 të marrëveshjes, palët u morën vesh që një Grup Punues, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të BE-së, Prishtinës dhe Beogradit, do të obligohet ta gjejë një zgjidhje të përhershme në një afat prej 6 muajsh.

“Takimi i parë do të jetë më 21 tetor dhe për gjashtë muaj Grupi i Punës do të paraqesë gjetjet e tij dhe zgjidhjen përfundimtare për nivelin më të lartë të formatit të dialogut. Kjo është ajo që është arritur”, tha Vuçiç.

Sipas tij, pika për vendosjen e afisheve në targat e veturave të njëra-tjetrës ishte propozim i Serbisë, ndërsa tha se qytetarët e të dy anëve nuk do të kenë nevojë të paguajnë.

“Ne jemi ata që e propozuam vendosjen e afisheve për ta, ata nuk mund të vendosin targa të përkohshme, por do të vendosin një afishe në stemën serbe dhe kjo nuk ka kosto”, tha Vuçiq.

Ai tha se Serbia do të përballet me një periudhë të vështirë bisedimesh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI