Flash

Homazhet në nder të nënkomisarit/ Basha te Pallati i Kongreseve: Policët janë braktisur e poshtëruar

Lapsi.al 29 September 2021
Homazhet në nder të nënkomisarit/ Basha te Pallati i Kongreseve:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në mbajtjen e homazhe në nderim të nënkomisarit të Policisë që u vra në krye të detyrës Saimir Hoxha. Nga Pallati i Kongreseve, Basha tha se policët janë braktisur e poshtëruar dhe e duhet një qeveri që të punojë për ta kundër krimit.

Kryedemokrati tha se PD do të bëjë gjithçka për të rikthyer dinjitetin e humbur të punonjësve të policisë.

"Jam këtu për t'i dhënë lamtumirë e fundit nënkomisar Saimir Hoxhës. Dua të shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time për vëllezërit dhe motrat me uniformë të Saimir Hoxhës që përballen çdo ditë me rrezikun vdekjeprurës të luftës kundër krimit dhe mbrojtjes së ligjit, jetës e sigurisë së çdo qytetari. Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtues i dikurshëm i tyre ju them se dhimbjen e tyre të përditshme për braktisjen dhe poshtrimin e tyre e ndjej çdo ditë. Unë dhe PD do bëjmë gjithçka që dinjitetin e tyre ta vëmë në vend dhe hapi i parë do të jetë një qeveri në krah të policisë dhe kundër krimit", tha Basha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI