Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Gjykata e Posaçme kalon në gjykim dosjen për ish-kryebashkiakun e Pogradecit

Lapsi.al 29 September 2021
Gjykata e Posaçme kalon në gjykim dosjen për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri. Kapri është i dyshuar për abuzim me një tender, si edhe pengim të procesit zgjedhor në zgjedhjet e qershorit 2019. Bashkë me të, në gjykim do të shkojnë edhe ish-zëvendësi i tij, Avdualla Cano, dy ish-zyrtarë të tjerë vendorë dhe dy ish-punonjës të Drejtorisë Arsimore Pogradec.

Në proces ata do të përballen me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”, lidhur me dy episode. Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano në vitin 2017 kanë favorizuar një kompani në një tender për blerje drush zjarri me fond 9.2 mln lekë.

Në episodin tjetër, SPAK pretendon se përmes dy punonjësve të drejtorisë arsimore ish-kryebashkiaku Kapri i ka vënë drynin tre shkollave dhe një kopshti, që ishin miratuar nga KQZ si qendra votimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI