Flash

Detaje të reja nga operacioni i SPAK në Dibër: Personat u arrestuan sapo dorëzuan paratë

Lapsi.al 29 September 2021
Detaje të reja nga operacioni i SPAK në Dibër: Personat u

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i djeshëm i SPAK në Dibër, ku u arrestuan dy persona. Sipas njoftimi të SPAK rezulton se një qytetar me inicialet H.Sh, kërkonte të punësohej si mësues dhe për këtë ka kontaktuar me një punonjës të Këshillit të Qarkut Dibër me inicialet F.F. Ky i  fundit, kundrejt 100 mijë lekëve i ka premtuar se do të ndikojë tek drejtuesit e Zyrës Arsimore.

Në momentin kur ka ndodhur shkëmbimi i lekëve, janë vënë në pranga në flagrancë të dy personat.

‘’Në kuadër procedimit penal të SPAK, nga veprimet ka rezultate se shtetasi H.Sh, ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore Dibër. Për këtë qëllim, ai ka kontaktuar me shtetasin F.F, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Ky i  fundit i ka premtuar, kundrejt shpërblimit, që t’i sigurojë ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër, në mënyrë që H.Sh, të punësohet si mësues pranë kësaj zyre .Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100 mijë lekësh nga shtetasi H.Sh, kundrejt shtetasit F.F, kanë ndërhyrë punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat material.

Shtetasi H.Sh, dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë shtetasi F.F, dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të ‘Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë’’, thuhet nga SPAK.

Të këshilluara

Krimi Ekonomik arreston 2 persona në Durrës

Dy persona të shpallur në kërkim nga policia janë arrestuar nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar. Në pranga është vënë Saimir...

09:35

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI