Flash

Balla: Propozojmë mbledhje fizike, deputetët me pasaportë vaksinimi

Lapsi.al 29 September 2021
Balla: Propozojmë mbledhje fizike, deputetët me pasaportë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se mbledhjet e komisioneve parlamentare do të mund të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, kur ata të kenë marrë të gjithë dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Balla tha se deputetëve do i kërkohet certifikata e vaksinimin apo test negative anticovid.

"Unë iu them me përgjegjësi që kam ushtruar autoritetin tim, por edhe kërkesën legjitime, siç po u kërkojmë mësuesve dhe studentëve, edhe deputetët duhet të kryejnë vaksinën. Thuajse të gjithë deputetet e PS i kanë kryer të dyja dozat. Shpresoj që edhe ata të PD të bëjnë të njëjtën gjë. Nga java tjetër do t’i propozojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen, por çdo deputet të tregojë certifikatën green pass”, tha Balla.

Prej disa ditësh janë regjistruar debate në Komisionet Parlamentare mes maxhorancës dhe opozitës. Opozita kërkon që mbledhjet të zhvillohen fizikisht.

Të këshilluara

Krimi Ekonomik arreston 2 persona në Durrës

Dy persona të shpallur në kërkim nga policia janë arrestuar nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar. Në pranga është vënë Saimir...

09:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI