Flash

Tensione në veri/ Kosova dhe Serbia takohen të mërkurën në Bruksel

Lapsi.al 28 September 2021
Tensione në veri/ Kosova dhe Serbia takohen të mërkurën

Ekipet negociatore të Kosovës dhe Serbisë do takohen të mërkurën në Bruksel, në atë që konsiderohet si hapi i parë drejt zbutjes së tensioneve në veriun e Kosovës. Sipas zyrtarëve të Bashkimit Europian në takim do të marrin pjesë shefat e grupeve negociatore të të dy vendeve, Besnik Bislmi dhe Petar Petkovic, ndërsa ambasada amerikane në Prishtinë konfirmoi gjithashtu praninë e zëvendës ndihmës sekretarit të Shtetit për Europën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të riangazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë në proces”, tha zëdhënësi Ambasadës së SHBA në Kosovë.

Prej më shumë se 8 ditësh, qytetarë serbë që protestojnë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për targat, mbajnë të bllokuar pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bbërnjak. Komandanti i misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Franco Federici, tha se KFOR ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në terren, duke rritur patrullimet përgjatë rrugëve të prekura nga bllokadat dhe duke vendosur njësitë e tij në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI