Flash

Presidentja e Komisionit Europian viziton sot Tiranën, takohet me Ramën dhe Metën

Lapsi.al 28 September 2021
Presidentja e Komisionit Europian viziton sot Tiranën, takohet me

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do ta nisë nga Tirana turin e saj Ballkanik me një vizitë në Shqipëri. Agjenda e vizitës të saj që do të nisë me pritjen te Pallati i Brigadave, në orën 09:00. Në orën 10:00, takimi me presidentin Ilir Meta në Presidencë dhe rreth orës 11:15 vizitë te një shkollë në Qerek të Krujës, ku do të zhvillohet konferenca për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Më pas, Ursula von der Leyen do të drejtohet për në Maqedoninë e Veriut. Të mërkurën, Von Der Leyen do të vizitojë Kosovën, ku sigurisht do të diskutohen tensionet e larta në veri. Po në të njëjtën ditë do të jetë dhe në Serbi. Një ndalesë do të bëjë të mërkurën edhe në Mal të Zi. Turin ballkanik, presidentja e Komisionit Europian, e përmbyll të enjten në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e motit të vranët përgjatë gjithë ditës, duke sjell reshje te izoluara shiu në pjesën më te madhe te v...

07:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI