Flash

Për çfarë arsyeje Daniel Craig nuk do t’a luante James Bond

Lapsi.al 28 September 2021
Për çfarë arsyeje Daniel Craig nuk do t’a luante James

Një ndër personazhet imagjinarë më të famshëm në historinë e kinemasë është padyshim James Bond.

Filma të shumtë dhe disa aktorë të ndryshëm me mjaft famë kanë përjetësuar legjendën 007 ndër vite, përfshirë Sean Connery, Roger Moore, Pierce Brosnan. Daniel Craig është ylli i fundit që ka interpretuar Bond-in për vite më radhë.

Por ai ka habitur të gjithë ndjekësit kur ka zbuluar se kur iu ofrua ky rol, fillimisht nuk donte që ta interpretonte këtë karakter.

Me këtë rol, ylli i famshëm britanik ka bërë debutimin në vitin 2006 dhe së fundmi do të shfaqet në “No Time To Die”, që pritet të dalë në muajin tetorl.

Kur prodhuesit i ofruan këtë rol, Daniel nguroi të shfrytëzonte mundësinë që padyshim, vjen një herë në jetë.

Aktori i famshëm ishte mjaft i shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të sillte për familjen e tij. Sipas John Maybury, kjo ishte një zgjedhje mjaft e vëshitrë pasi në atë kohë e bija e tij ishte vetëm 12 vjeçe.

“Kishte implikime si në jetën personale ashtu edhe në fushën e tij profesionale. Nuk mendoj se dikush mund të përgatitet për realitetin e famës derisa ta përjetojë atë. Por ajo që i thamë ishte: “Ka jetë pas Bondit”.

Të këshilluara

Kur do të nis Big Brother Vip? Zbulohet data

“Top Channel” ka konfirmuar se data e nisjes së “Big Brother VIP” do të jetë 1 Tetori! Në guidën e këtij televizioni është publikuar programacioni i kësaj të...

11:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI