Flash

“Open Balkan”/ Von Der Leyen: Iniciativa e mirëpritur, por të jetë i hapur dhe gjithpërfshirës

Lapsi.al 28 September 2021
“Open Balkan”/ Von Der Leyen: Iniciativa e mirëpritur, por

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen tha se çfarëdo lloj iniciative që është brenda procesit të Berlinit dhe që është bashkëpunuese mirëpritet prej BE-së. Kështu u shpreh presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen, kur u pyet nëse Open Balkan është një mënyrë për të stabilizuar rajonin apo për ta larguar nga BE. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo tha se duhet të jetë një proces i hapur gjithëpërfshirës dhe që thellon bashkëpunimin ekonomik mes vendeve.

“Mendoj që po shikojmë ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregun e përbashkët rajonal procesi i Berlinit është kuadri që po shtyn procesin e integrimit përpara që 6 vendet e rajonit do të përfitojnë. Dhe çfarëdo lloj iniciative që është brenda Procesit të Berlinit që është bahskëpunuese mirëpritet prej nesh. Ne nuk duhet të shohim fjalët por kontekstin të jetë proces i hapur, gjithëpërfshirës dhe thellon bashkëpunimin mes ekonomive të rajonit”.

Nga ana e tij kryeministri Rama tha se ka diskutuar me presidenten e KE në lidhje me problematikat e procesit të Berlinit dhe ecjen përpara të tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI