Flash

Del njoftimi zyrtar/ Policia: Autori i vrasjes së efektivit ka qëlluar veten me armë, në gjendje kritike për jetën

Lapsi.al 28 September 2021
Del njoftimi zyrtar/ Policia: Autori i vrasjes së efektivit ka qëlluar

Policia e Lezhës jep informacionet e fundit nga vendi ku u vra efektivi Saimir Hoxha. Policia njofton se autori i krimit, 21-vjeçari Aldi Rama ka qëlluar me armë veten dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pak minuta më parë, burime policore nga vendngjarja thanë se autori është vrarë, por nga informacionet e detajuara dhe me mbërritjen e bluzave të bardha në vendngjarje është konfirmuar se 21-vjeçari ka ende shenja jete.

Më herët forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI