Flash

8 viktima dhe 68 raste të reja me COVID në Kosovë

Lapsi.al 28 September 2021
8 viktima dhe 68 raste të reja me COVID në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 8 viktima si pasojë e COVID-19.  Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 68  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 323 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 3.342.

"Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.

Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.

Në total numri i rasteve aktive është 3.342", njofton IKSHPK.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI